Enrique: Ky është vetëm fillimi

Futboll

Enrique: Ky është vetëm fillimi

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:43
Luis Enrique

PSG-ja ka një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojë fatet e sezonit kundër Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Në prag të përballjes, trajneri i francezëve Luis Enrique dha opinionin e tij për takimin e nesërm falë një konference për shtyp:

“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi.

Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti. Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim.

Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.

Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat