Ish-trajneri i Shqipërisë, elozhe De Rossit

Futboll

Ish-trajneri i Shqipërisë, elozhe De Rossit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:03
Hans-Peter Briegel

I madhi Hans-Peter Briegel, ish-trajner i Shqipërisë, që si futbollist ka bërë karrierë të gjatë te Kaiserslauterni në Gjermani (në Itali ka luajtur për Veronën dhe Sampdorian), foli për TeleRadioStereo mbi ecurinë e ekipeve italiane në Evropë:

“E dua Italinë, skuadrat italiane po bëjnë mirë në Evropë, do të jenë më shumë në Champions, por edhe në Europa League e Conference League po bëjnë mirë”.

Dueli Roma-Bayer Leverkusen: “Dy javë më pare, Bayer Leverkuseni u bë kampion dhe në dy ndeshjet e fundit arriti dy barazime në minutat e fundit. Ata nuk luajnë më si dikur.

Sigurisht, Leverkuseni nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe humbja e fundit ishte në Romë. Nuk do të jetë e lehtë për Romën të fitojë të enjten, por mund ta bëjë këtë”.

Presioni i pathyeshmërisë te Leverkuseni: “Bayer Leverkuseni ka një skuadër prej 22 lojtarësh të mirë, kur mungojnë dy, janë dy të tjerë që mund të bëjnë diferencën.

Skuadrat e tjera gjermane këtë vit kanë humbur pikë ndoshta për shkak të mungesave, Leverkuseni jo. Në finalen e Kupës së Gjermanisë, Kaiserslauterni do të luajë kundër Leverkusenit.

Në jemi në Bundesligën 2, por jemi në finalen e Kupës. Do të doja që humbja e parë e Leverkusenit të ishte në finale kundër nesh, ndoshta ju (Roma) barazoni dy dhe pastaj fitoni me penallti”.

I mahnitur nga De Rossi: “Unë shoh rezultatet, Roma e De Rossit po ecën shumë mirë deri tani. Ai do të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm, ka qenë flamur për Romën dhe për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat