Nderim i veçantë për Sokol Cikalleshin

Futboll

Nderim i veçantë për Sokol Cikalleshin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:56
Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka marrë një nderim të veçantë nga Federata Turke, pasi është shpallur fituesi i marsit për çmimin e Fair Play.

Komisioni i Federatës Turke ka vlerësuar gjestin e veçantë që ka bërë sulmuesi i Kombëtares kuqezi në ndeshjen e 9 marsit me Koniaspor ndaj Adana Demirspor.

Në atë ndeshje, Cikalleshi, duke parë se i kishte shkelur pa dashje dorën kundërshtarit të tij Gravijon gjatë një sulmi, nuk mori pjesë në atë aksion por qëndroi pranë lojtarit të ekipit tjetër që ta ndihmonte.

“Mendoj se i shkela dorën kur po sulmonim, pastaj dëgjova një ulërimë. Të jesh njerëzor është më e rëndësishme se ndeshja. Unë qëndrova me të për të parë gjendjen e tij. Edhe nëse do të kisha shënuar gol në atë situatë, unë nuk do të kisha qenë i lumtur”, tha Cikalleshi pas asaj sfide.

Për këto fjalë, që shprehin vlerat e veprimit të tij, lojtari u zgjodh si “Futbollisti Xhentëlmen” i mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat