Merret vendim për sfidën Kika - Vushtrria

Futboll

Merret vendim për sfidën Kika - Vushtrria

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:22
Pamje nga një ndeshje

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 30 prill, ka bërë regjistrimin e ndeshjeve të javës së 24-t të Raiffeisen Ligës së Parë-Grupi B, me rezultatet e arritura gjatë zhvillimit të ndeshjeve, përjashtimisht ndeshjes së zhvilluar në Hogosht, ndërmjet klubeve KF Kika dhe KF Vushtrria, për shkak të sulmit fizik të bërë nga lojtarët e KF Kika ndaj referit kryesor të ndeshjes. 

Komisioni i Garave gjatë kësaj mbledhjeje ka bërë administrimin e provave materiale, ashtu që konstatoi se në minutën e 84-t të ndeshjes pas një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, lojtari i KF Kika i cili mban numrin 3 në fanellë, z. Farncisko Talison me numër të ID 019707M99, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Me rastin e ndëshkimit të lojtarit Talison, lojtarët e tjerë të ekipit KF Kika reaguan ashpër ndaj vendimit të referit, por më i zëshëm ishte futbollisti i KF Kika, me numër në fanellë 10, z. Besfort Emini me numër ID 00276M99, i cili ishte në bankën rezervë, ashtu që i njëjti erdhi nga banka rezervë, kapi për fyti dhe grushtoi referin kryesor të ndeshjes.

Ndërsa, futbollisti me numër 3, z. Talison gjuajti me mbrojtëse në fytyrë referin por fatmirësisht nuk arriti të qëlloi aty ku e kishte pretendimin. Andaj, marrë shkasë veprimet e lartcekurat të kryera nga futbollistët e klubit KF Kika, referi kryesor ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të.

Mbeshtetur në nenin 59, paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave parashihen se “Nëse ndeshja ndërprehet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve, lojtarëve apo personave zyrtar, e njëjta do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit, do të iniciohet procedura disiplinore”.
Ndërsa në nenin 71, paragrafi 1 të Rregullorës së Garave parashihet se “Mbi rregullsinë e ndeshjes së garave të përhershme mund të vendoset në bazë të ankesës së klubit të dëmtuar ose sipas detyrës zyrtare të organit ı cili udhëheq me
gara”. Andaj, konform të lartcekurave dhe nenit 59 të Propozicioneve të Garave, inicohet procedura disiplinore ndaj të gjithë personave të përfshirë dhe atë ndaj personave si në vijim:

- Ndaj Klubit KF Kika;

- Ndaj lojtarit me nr. 10, z. Besfort Emini me numër ID 00276M99 Ndaj lojtarit me nr. 3, z. Farncisko Talison me numër të ID 019707M99; Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështetur në Rregulloret e FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat