E drejtoi Argjentinën në fitimin e Botërorit të parë, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare

Futboll

E drejtoi Argjentinën në fitimin e Botërorit të parë, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare

Më: 5 maj 2024 Në ora: 21:38
Cesar Luis Menotti

E drejtoi Argjentinën në fitimin e Botërorit të parë, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare!

Zi në botën e futbollit argjentinas dhe atë botëror, Cesar Luis Menotti, ish-trajner i kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Menotti udhëhoqi ekipin kombëtar bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi. Lajmin e hidhur e dha Federata në një deklaratë zyrtare:

“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat