​Hyseni për herë të gjatë më i miri i javës në Superligë

Futboll

​Hyseni për herë të gjatë më i miri i javës në Superligë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 11:56
Muhamet Hyseni.

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndar çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Muhamet Hyseni. Kjo është hera e gjashtë në këtë edicion që ai kurorëzohet me këtë çmim.

Muhamet Hysenit realizoi dy gola dhe një asist, duke qenë më meritori që Llapi fitoi ndaj Feronikelit 74 (3:2) dhe mbeti në garë për titull.

Pasi mori këtë çmim Hyseni u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“I lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’ i cili është i gjashti për mua. Ky çmim padyshim është motiv shtesë për punë, fitore e çmime të radhës! Këtë çmim e ndaj me të gjithë bashkëlojtarët. Pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre do të ishte vështirë të shënoja dhe golat e mi të ishin përcaktues në fitoret e skuadrës! Patjetër meritë e suksesit tim dhe e skuadrës është stafi i trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale, punë e cila dëshmohet me fitoret në vazhdimësi. Besoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të sukseshëm për mua dhe për KF Llapin”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat