Klasikja e Shqipërisë

Futboll

Klasikja e Shqipërisë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 15:08
Vllaznia

Ditën e nesërme në orën 16:00 të gjithë do të jemi “sy e veshë” në “ Air Albania”. Tirana do të presë Vllazninë për të zhvilluar kështu me styre Klasiken e 4-të në këtë sezon.

Kuqeblutë kanë gjetur vazhdimësinë në dy javët e fundit dhe ulja në stol e Thomas Brdaric duket se ka kthyer shkodranët në “shinat” e duhura. Ndaj Tiranës do të tentohet një tjetër fitore për të tentuiar vendi e parë në tabelën e klasifikimit, pasi aktualisht janë 2 pikë pas Egnatias kryesuese.

Për trajnerin e kuqebluve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të ketë Tiranën e Erbim fagut që do të luajë gjithçka për gjithçka për fitoren. Por jo vetëm paq, pasi para këtij dueli dy lojtarë e mbajnë pezull.

Milosh Stojanovic dhe Ardit Krymi kanë probleme fizike. I pari ka munguar në dy sfidat e fundit dhe gjasat janë të mungojë edhe ndaj bardhebkluve, ndërsa edhe mesfushori mungoi ndaj Dinamos. Mbetet të shihet nëse do të mund t’ia dalin, teksa deri para sfidës do të jenë në “luftë” me kohën për të qenë të gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat