Reali kampion, protesta për dhënien e trofeut me dyer të mbyllura

Futboll

Reali kampion, protesta për dhënien e trofeut me dyer të mbyllura

Më: 7 maj 2024 Në ora: 17:17
Reali kampion

Dorëzimi i trofeut në Spanjë është temë debati, sepse Los Blancos e konsiderojnë veten të dëmtuar.!

Real Madridi festoi së fundmi pushtimin e kampionatit spanjoll dhe shtoi në vitrinë Ligën e 36-të në historinë e tij.

Megjithatë, dorëzimi i trofeut në Spanjë është temë debati, sepse Los Blancos e konsiderojnë veten të dëmtuar.

Por pse? Çfarë ndodh saktësisht? Gjithçka sillet rreth vendimit të Ligës dhe RFEF, Federata Spanjolle, e cila ka si president të ri, Pedro Rocha. Do të jetë ky i fundit që do t'ua dorëzojë trofeun protagonistëve madrilenë, por këtë do ta bëjë në një ceremoni me dyer të mbyllura në Valdebebas mëngjesin e së dielës.

E gjithë kjo pritet rreth orës 09:30, me ankesa nga kampionët spanjollë për imazhin e keq të dhënë për botën e jashtme. Megjithatë, klubi tashmë po punon për një festë të mëvonshme rreth orës 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat