Tuchel: Në Madrid luftojmë për një vend në Wembley

Futboll

Tuchel: Në Madrid luftojmë për një vend në Wembley

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:32
Thomas Tuchel

Statistikat e Thomas Tuchel përballë Realit të Madridit i japin zemër Bajernit për një mbrëmje të madhe. Tekniku gjerman parashikon një ndeshje komplekse.

“Nga ajo që kemi parë ndeshjen e parë mendoj se edhe takimi i kthimit do të jetë një duel i komplikuar. Të dy skuadrat janë mjaft të afta që të administrojnë topin dhe për këtë motiv duhet që të përgatitemi për një duel me shumë ulje dhe ngritje. Më vjen keq se ndeshjen e pare nuk e mbyllëm në avantazh”, tha Tuhel.

Trajneri, i cili nuk numëron asnjë humbje në përballjet me Realin, nuk fshihet dhe tregon se objektivi kryesor është kualifikimi.

“Na duhet edhe pak për të arritur në ‘Wembley’.

Na mungon edhe hapi i fundit dhe ne jemi gati që ta bëjmë. Të gjithë janë shumë të motivuar”, paralajmëroi Tomas Tuhel.

Mes të tjerash tekniku tregoi edhe një pjesë të formacionit kur pranoi se kush qëndronte në majën e preferencave të tij sa i përket repartit mbrojtës. “Si Min Xhe dhe Upamekano kanë marrë shumë kritika.

Shtypi është treguar shumë i ashpër. Në Madrid do të luajnë Dajer dhe De Ligt pasi i shikoj të jenë gati për një ndeshje si kjo. De Ligt na tha se ndihej mirë dhe se ka kaluar problemin që kishte, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat