Hummels futet në histori

Futboll

Hummels futet në histori

Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:08
Borusia e Dortmundit

Borusia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit.  

Skuadra verdhezi fitoi me të njëjtin rezultat 1-0 edhe ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes” me gol të Mats Hummels. 

Falë këtij realizimi, kapiteni verdhizi u fut në histori duke u bërë gjermani më i vjetër që ka shënuar një gol në një ndeshje eliminatore të Champions-it.

Mbrojtësi është plot 35-vjeç e 143 ditë, teksa ky gol i shënuar ndaj PSG-së duket se do të mbahet mend gjatë, pasi pati një peshë goxha të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat