Analiza e Sacchit: Gasperini, De Rossi dhe Italiano, strategë, u kursejnë para klubeve

Futboll

Analiza e Sacchit: Gasperini, De Rossi dhe Italiano, strategë, u kursejnë para klubeve

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:04
Sachi

Në faqet e edicionit të sotëm të “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares, ndër të tjera, Arrigo Sacchi, komenton ecurinë në Europa League dhe Conference League të skuadrave italiane si Fiorentina, Atalanta dhe Roma, të cilat zbresin sot e nesër në fushë.

Verdhekuqtë do të kenë një sfidë të komplikuar, të cilën Sacchi, duke përdorur terminologjinë e çiklizmit, thotë se do të duhen këmbë, frymë dhe guxim për të bërë mrekullinë ndaj Leverkusenit.

Atalanta, nga ana tjetër, ka shanse të shkëlqyera për të kapërcyer pengesën Marsejë dhe për të shkuar në finale.

Në fund, Fiorentina, që, sipas Sacchit, duhet të luajë siç di, sepse ndeshja në Brugge nuk është shumë e vështirë për skuadrën vjollcë.

]“Nëse vëzhgojmë trajnerët e këtyre tri skuadrave, kuptojmë menjëherë se përballemi me tre strategë dhe jo me tre taktikë. Gasperini, De Rossi dhe Italiano fokusohen te loja, te grupi dhe jo tek individi.

Në këtë mënyrë ata i ndihmojnë klubet e tyre, sepse nuk duhet të shpenzojnë miliona në tregun e transferimeve, por mbështeten në ide dhe punë dhe përmirësojnë materialin njerëzor që kanë në dispozicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat