PSG e sheh si pasuesin e Mbappesë

Futboll

PSG e sheh si pasuesin e Mbappesë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:32
Mbappe e Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është një nga emrat në krye të listës së dëshirave të Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Kylian Mbappénë, një sulmues të cilit po i skadon kontrata dhe që luajti ndeshjen e fundit evropiane me parizienët të martën, në “Parc des Princes” (“ylli” francez do të transferohet te Reali i Madridit në verë).

Këtë e ka zbuluar sot “Corriere dello Sport”, që në hapësirën dedikuar këtij lajmi, shkruan: “I lindur në vitin 2001, futbollisti gjeorgjian ka statistika të rëndësishme: 10 gola dhe gjashtë asistime edhe në këtë sezon shumë të vështirë për skuadrën napolitane.

Por Aurelio De Laurentiis në verë do të humbasë Victor Osimhenin ndaj  nuk dëshiron të privojë veten nga Kvara dhe e vlerëson çmimin e tij shumë të lartë, mbi 100 milionë euro.

Jo vetëm kaq: në prag të ndeshjes kundër Romës, Aurelio De Laurentiis është takuar me menaxherin dhe babanë e futbollistit për të folur për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2027.

Ideja e Napolit është ta vendosë në krye të renditjes së futbollistëve më të paguar. Negociatat pritet të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

Në bisedimet e ditëve të fundit, De Laurentiis dhe përfaqësuesit e Kvaratskhelia kanë diskutuar gjithashtu mundësinë e futjes së një klauzole largimi në kontratën e re në stilin e Osimhenit.

Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për një shumë që varion nga 120 deri në 130 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat