Tirana për “jetë a vdekje” ndaj Vllaznisë

Futboll

Tirana për “jetë a vdekje” ndaj Vllaznisë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:39
Pamje nga një ndeshje

Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që janë mposhtur në dy javët e fundit në kampionat. Ditën e sotme bardheblutë do të presin Vllazninë në “Air Albania”, takim që do të startojë në orën 16:00.

Ndërkohë nga krahu tjetër shkodranët kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat pas ardhjes së Thomas Brdaric.

Në dy javët e fundit kanë siguruar fitoren. Një duel i fortë do të luhet në kryeqytet, me bardheblutë që kërkojnë pikët për të tentuar deri në fund “Final – Four”, ndërsa kuqeblutë kërkojnë triumfin për vendin e parë.

Klasikja është një ndeshje e veçantë dhe mjaft spektakolare. Statistikat e këtij sezoni mes dy ekipeve tregojnë që shkodranët kanë dominuar. Skuadra e Brdaric ka triumfuar në sfidën e fazës së dytë dhe të tretë, ndërsa bardheblutë kanë fituaer vetëm në ndeshjen e fazës së parë.

Në këto 3 takime janë shënuar 4 gola nga Vllaznia dhe 2 gola kanë shënuar bardheblutë., mbetet të shihet se çfarë do të sjellë dueli i sotëm në “Air Albania” dhe çfarë do të ndodhë me objektivin e bardhebluve, teksa 3 pikët janë “jetike” për sezonin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat