Sejdini befason për stadiumin në Manastir

Futboll

Sejdini befason për stadiumin në Manastir

Nga: K.G. Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:38
Muamed Seidini

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut përfundoi aktivitetet e projektit të ndriçimit të stadiumin “Petar Miloshevski” dhe e vuri në përdorim ndriçimin - reflektor të krenarisë së futbollit në Manastir.

Mbi 250 drita të mëdha janë vendosur në shtyllat e betonit me gjatësi gati 50 metra, të cilat ndriçojnë fushën dhe tribunat. 
Muamed Seidini, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka dhënë një lajm të mirë për dashamirët e futbollit në Manastir.

“Detyrimet që Federata e Futbollit e Maqedonisë i mori për rikonstruksionin e stadiumit në Manastir janë kryer plotësisht.

Nga instalimi i sipërfaqes së barit dhe vaditja e fushës, deri te ndriçimi modern dhe i standardeve të UEFA-s. Mjetet janë siguruar nga FFM përmes programeve “Hat-trick” të UEFA-s.

Me ndërtimin e tribunës së re jugore dhe me projektet që realizuam, Manastiri fitoi një stadium përfaqësues, por është gjithashtu e rëndësishme që treguam se së bashku me pushtetin lokal mund të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin për zhvillimin e futbollit dhe infrastrukturës në një nga qendrat tona më të mëdha të futbollit. Pelisteri u rikthye në Ligën e Parë dhe nga vjeshta do të shohim ndeshjet nën reflektorë në Manastir”, tha kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat