Kush në finalen e Europa League?

Futboll

Kush në finalen e Europa League?

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:15
Leverkusen

Pasi i mësuam dy finalistët e Ligës së Kampionëve, sonte është koha për ta bërë të njëjtën gjë, por në Europa League.

Do ta presin dy ndeshje shumë interesante. Vëmendja kryesore do të jetë në Gjermani, aty ky Bayer Leverkusen e pret skuadrën e Romës.

Ekipi gjerman hynë në këtë sfidë me epërsinë e 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në “Olimpico”.

Në atë ndeshje, golat për Leverkusenin i shënuan Florian Wirtz në minutën e 28-të dhe Andrich në të 73-të.

Kështu, edhe barazimi do të ishte i favorshëm për Bayerin të kaloj tutje.

Të drejtuarit e Xabi Alonsos janë duke e zhvilluar një super edicion. Fituan titullin e kampionit në Bundesliga, për herë të parë në histori të klubit, si dhe janë në finale të Kupës së Ligës dhe afër finales së Ligës së Evropës.

Në krahun tjetër, Roma e kërkon finalen në mënyrë që ta shpëtojë sezonin dëshpërues.

Përballja tjetër e natës është mes Atalantas e Marseille. Sfida e parë e zhvilluar para një jave nuk dha fitues, duke u mbyllur 1:1.

Për italianët kishte shënuar Scamacca, kurse për francezët Mbemba.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 22 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat