Teuta  ndaj Dinamos për të bërë mrekullinë

Futboll

Teuta  ndaj Dinamos për të bërë mrekullinë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:36
Teuta

Teuta pa diksutim është një prej ekipeve që në javët e fundit ka arritur të marrë rezultate pozitive të cilët e kanë ngjitur në klasifikim.

Deri para dy javësh durrsakët luftonin për t’iu larguar “Play-Out”, ndërsa tani një javë para fundit janë vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të të “Final – Four”.

Pas 35 javësh “Djemtë e Detit” kanë arritur të sigurojnë 47 pikë, po aëq sa Dinamo dhe Tirana, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Skënderbeu. Sfida e radhës për durrsakët do të jetë ndaj Dinamos, një duel direkt për të kapur “Final – Four”.

90 minuta janë durrsakët larg një mrekullie, ndërsa do të shpresojnë që Skënderbeu apo Tirana do të bëjnë hapa fals dhe për të qenë ata në top-4. Ndërkohë korçarët do të sfidojnë Vllazninë në “Loro Boriçi”, ndërsa Tirana udhëton në Rrogozhinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat