Grupimi ultras braktis ndeshjet në shtëpi

Futboll

Grupimi ultras braktis ndeshjet në shtëpi

Më: 9 maj 2024 Në ora: 17:24
Tifozët

Te Juventusi nuk është e thënë që të ketë paqe dhe çdo ditë ofrohet nga një situatë delikate, e cila nuk i bën aspak një figurë të bukur klubit bardhezi. Dhe tani që kualifikimi në Champions është pranë, por edhe me finalen e Kupës së Italisë që afron, papritur një prej grupimeve më të mëdha të tifozërisë bardhezi, “Viking”, ka dalë me një deklaratë të ashpër në rrjetet sociale.

Të dalluar si mbështetës të Masimiliano Alegrit, “Viking” ka vendosur të protestojë kundër pjesës tjetër të stadiumit, klubit që nuk ofron qartësi për të ardhmen e ekipit, një pjese të lojtarëve që dënuan Juventusin (referuar pa dyshim Pogbasë e Faxholit për dënimet e tyre), por edhe pjesës tjetër të tifozërisë që në vend të mbështesë skuadrën e vërshëllen atë:

“Për ne kampionati në shtëpi mbaron këtu. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe ofruar pasionin për ta bërë tribunën jugore të kthehet njeriu i 12- të në fushë, për të demonstruar edhe një herë se stadiumi pa ne është thjesht i ftohtë, i heshtur dhe shumë shpesh i prirur për të sharë dhe kontestuar shumë lehtë. Ne e mbështetëm ekipin pandërprerë. si kur po luftonim për vendet më të mira, ashtu edhe kur filloi një rënie e vazhdueshme dhe e vazhdueshme…

Ne i mbështetëm të gjithë, pavarësisht se i dinim mirë përdorimet dhe abuzimet e lojtarëve tanë, të cilët ndonjëherë priren të sillen keq jashtë fushës, si antisportivë… Kufiri i abuzimit dhe shtypjes ndaj nesh është tejkaluar! Nuk na meritoni!! Por ne që jemi ‘të shëmtuar dhe të këqij’ do ta mbajmë atë që premtuam duke mbështetur skuadrën vetëm larg Torinos.

Jemi të sigurtë që brohoritja e pandërprerë që kemi pasur muajt e fundit, mbushja e arkave plot të klubit, por edhe atmosfera e zjarrtë që ne ofrojmë do të jenë të njëjta, ndonëse jashtë shkallëve të stadiumit tonë. Këtë pjesë të fundit të kampionatit, shumë të rëndësishme për të arritur objektivat e fundit që na kanë mbetur, ua lëmë juve…

Publikut që nëse nuk ju këndojmë na përbuzni.

Për ju që, nëse skuadra nuk shënon pas 20 minutash, i bini bilbilit. Juve që nëse nuk fitojmë dhe duhet ta shtyjmë skuadrën drejt fitores ‘Deri në fund’ është vetëm për ne, sepse keni frikë nga trafiku dhe largoheni herët. Por mbi të gjitha, Maks Alegri, ne jemi me ty. Do vijmë të të mbështesim kundër Bolonjës në kampionat dhe mbi të gjitha në Romë, ku presim të na sjellësh Kupën e Italisë. Juventusi jemi ne”, përfundonte deklarata për shtyp e grupimit “Viking.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat