Reali vazhdon me interesimin për Alexander-Arnold

Futboll

Reali vazhdon me interesimin për Alexander-Arnold

Më: 14 maj 2024 Në ora: 08:23
Alexander-Arnold

Real Madridi duket se nuk ka humbur interesimin për Trent Alexander-Arnold.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e anglezit te Liverpoolit, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025.

Deri tash nuk ka asnjë shenjë që ai do të rinovojë, duke mbetur e hapur mundësia që mbrojtësi i krahut të djathtë të largohet si lojtar i lirë vitin tjetër.

Nëse 25-vjeçari nuk përfundon duke rinovuar me Liverpoolin, atëherë do të jetë një mundësi që Real Madridi do ta shqyrtojë, pasi nënshkrimi pa paguar çmim me një lojtar të tillë padyshim se do të ishte diçka e madhe.

Real Madridi e ka bërë pjesë të strategjisë për të sjellë disa nga lojtarët më të mirë në Evropë si të lirë, duke filluar me David Alaba e Antonio Rudiger, teksa rrugës së njëjtë besohet të jetë edhe Kylian Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat