Llapi - Ballkani, superderbi

Futboll

Llapi - Ballkani, superderbi

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:12
Ballkani

Ballkani është skuadra që ka shkruar historinë në dy vitet e fundit në Kosovë, duke fituar dy tituj dhe duke shkuar dy herë deri në grupet e Conference League.

Skuadra nga Suhareka është në rrugën e duhur dhe për titullin e tretë radhazi, pasi dy javë para fundit ka një diferencë prej 4 pikësh me Llapin e vendit të dytë.

Të besuarit e Ilir Dajës kanë patur një ecuri tejet pozitive në javët e fundit, teksa kanë marrë 4 fitore radhazi, duke krijuar dhe një distancë sigurie me vendin e dytë. Ndeshja e radhës për kampionët në fuqi do të jetë pikërisht ndaj Llapit në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina është rivali direkt për titull i Ballkanit, por falë diferencës që kanë krijuar të besuarit e Dajës një pikë në këtë ndeshje do u mjaftonte për të siguruar matematikisht titullin e tretë radhazi.

Një finale e vërtetë mund të konsiderohet sfida në Podujevë, ku për herë të fundit Ballkani është mundur me rezulatin 5-3 dhe misioni për të marrë një rezultat pozitiv nuk do të jetë i lehtë. Gjithsesi, eksperienca nuk i mungon skuadrës nga Suhareka, që ka si obektiv me patjetër të mbyllë llogaritë e titullit që këtë fundjavë, e më pas të mendojë për finalen e Kupës së Kosovës, përballë Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat