Mungesa tek Totenhemi

Futboll

Mungesa tek Totenhemi

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Mesfushori i Totenhemit, Iv Bisuma, pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Bërnlejt në fundjavë dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për skuadrën e Ange Postekoglusë.

Riçarlison është përjashtuar gjithashtu nga dy ndeshjet e mbetura të sezonit për skuadrën e Postekoglusë për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Lajme më të mira për kampionët e Anglisë në krahun tjetër. Pep Guardiola ka rikuperuar Xhek Grilishin pas një gjendje jo të mirë shëndetësore të sulmuesit anglez, e cila e la lojtarin më të shtrenjtë të klubit jashtë fitores së të shtunës kundër Fulhamit.

Ndërsa Natan Ake, i cili pësoi një dëmtim në këmbë në të njëjtën ndeshje, mund të rikthehet në dispozicion të skuadrës, deklaroi në konferencën për shtyp trajneri i Mançester Sitit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat