Inzaghi: Dua një Inter edhe më të fortë

Futboll

Inzaghi: Dua një Inter edhe më të fortë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:59
Simone Inzaghi

I pranishëm në Piacenza, në qytetin e lindjes, për të marrë një çmim pas titullit të fituar me Interin, Simone Inzaghi u ndal tek e ardhmja e tij: “Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, më pas do të takohemi me klubin për rinovimin.

Fitimi i kampionatit pesë ndeshje para fundit ishte diçka e mrekullueshme. Tifozët janë treguar të mrekullueshëm me mbështetjen e tyre. Rruga jonë do të jetë e vështirë të përsëritet, por të gjithë duam që gjërat të vazhdojnë në një drejtim pozitiv”.

Inzaghi është krenar për atë që ka arritur te zikaltrit: “Tri vite më parë, kur mbërrita tek Interi, të mendoja për të fituar 6 trofe dhe luajtur një finale të Ligës së Kampionëve ishte diçka e vështirë për t’u imagjinuar.

Megjithatë, kisha shumë shpresa, e dija se do të gjeja një klub të fortë me menaxherë shumë të aftë.

Pavarësisht vështirësive, e dija që ata do të ndërtonin një ekip konkurrues. Së bashku bëmë gjëra të rëndësishme, e gjitha kjo do të mbetet në kujtesën time përgjithmonë”.

Më pas i ngacmuar për rifinancimin e klubit zikaltër (ka një negociatë në vazhdim me “Pimco”), Inzaghi u përgjigj kështu:

Duhet të jem i sinqertë, ne kemi qenë gjithmonë të qetë. Presidenti Zhang nuk ka lejuar kurrë të na mungojë asgjë.

Këtë vit nuk ka qenë i pranishëm fizikisht, por kurrë nuk ka reshtur së biseduari me ne çdo javë.

Gjithmonë na ka ndihmuar, unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat