Al-Khelaifi sherr me Mbappe përpara ndeshjes me Tuluzën

Futboll

Al-Khelaifi sherr me Mbappe përpara ndeshjes me Tuluzën

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:12
Al-Khelaifi

“Le Parisien” ka bërë me dije se ndeshja mes PSG-së dhe Tuluzës ka nisur me një episod të rëndë, i cili ka marrë jetë në tunelin e hyrjes në stadium.

Pak minuta përpara se të niste ndeshja në fjalë presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi i është afruar Kilian Mbapesë për ta pyetur përse nuk i kishte dedikuar asnjë fjalë numrit një të klubit dhe Emirit të Katarit gjatë videos së lamtumirës.

E përditshmja shpejgon se Al-Khelaifi i ka kërkuar takim lojtarit në njërën prej dhomave të “Parc des Prince”.

Lojtari ka pranuar dhe aty janë dëgjuar biseda me tone të larta.

Mësohet se ky ka qenë edhe shkaku përse lojtarët kanë hyrë në fushë me shumë vonesë.

PSG bleu Mbape për 180 milionë euro ndërsa paga vjetore e tij ishte rreth 72 milionë euro.

Shifrat e shpenzuara nuk i janë kthyer klubit kurrë pasi Mbape nuk arriti që të fitonte Ligën e Kampioneve, madje ajo çfarë është më i rëndë është fakti se futbollisti u largua me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat