Como synon emra të mëdhenj

Futboll

Como synon emra të mëdhenj

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:49
Icardi

Duke festuar ngjitjen direkte në Serie A, tani është koha që Como të shikojë nga e ardhmja dhe të fillojë të ëndërrojë.

Pronësia shumë e pasur indoneziane e klubit është gati të investojë në merkaton e verës, me një objektiv të qartë në mendje: t’i sigurojë trajnerit Cesc Fabregas një skuadër të aftë për të qëndruar në ligën më të mirë italiane për një kohë të gjatë.

Sipas “La Provincia”, drejtori sportiv Ludi tashmë është duke punuar për disa emra të spikatur, mes të cilëve edhe dy ish-lojtarë të Interit si Joaquin Correa e Mauro Icardi.

Sulmuesi i Galatasaray ka kontratë që skadon në vitin 2026, por prej disa kohësh flitet mbi dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali. Në Como dhe rrethinat e tij, për më tepër, Icardi dhe familja e tij kanë interesa të ndryshme, duke përfshirë një vilë luksoze në të cilën ata qëndrojnë shpesh. Ish-kapiteni i zikaltërve do të garantonte eksperiencë dhe gola (këtë sezon ka shënuar 30 herë në 45 ndeshje), por natyrshëm do t’i duhej të përballej me kërkesat e klubit turk dhe një pagë të rëndësishme.

Rruga që të çon te Correa është më e thjeshtë, të paktën në letër. “Tucu” nuk do të blihet nga Marseille dhe do të kthehet tek Interi, me të cilin ka edhe një vit kontratë.

Në këtë rast, Como mund të përqendrohet te dëshira e zikaltërve për “ta hequr qafe” atë. Synimi është marrëveshja mbi bazën e një formule veçanërisht të përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat