Shpërthen mesfushori i Juventusit

Futboll

Shpërthen mesfushori i Juventusit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:39
Rabiot

M e golin e tij në sekon dat e fundit ai pen goi Juventusin nga turpërimi i radhës përballë Salernitanës, por e ardhmja e Adrien Rabio, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor, është ende për t’u deshifruar.

“E kam thënë tashmë, derisa të arrijmë objektivat tona, nuk do të flasim me klubin. Jemi në Champions, por edhe finalja e Kupës së Italisë është shumë e rëndësishme, prandaj të shohim, – shpjegoi mesfushori francez.

Ndjenjat e mia? Unë jam i lumtur dhe krenar që jam këtu dhe ndihem veteran në një skuadër të mbushur me talente të rëndësishme.

Kundër Salernitanës më dhanë edhe shiritin e kapitenit dhe kjo gjë më bën shumë krenar por në futboll duhet të flasim. Kam shumë gjëra për të thënë, por do të shohim pas finales”. Duke folur për “Sky Sport”, Rabio zbuloi një farë konfuzioni te Juventusi, duke filluar nga drejtuesit dhe duke përfunduar me stafin teknik:

“Po flas për një grup, nuk jam i vetmi këtu. Shumë s’dinë çfarë të bëjnë për vitin tjetër.

Dhe kjo nuk është diçka që përfshin vetëm lojtarët, por edhe një pjesë të rëndësishme të stafit teknik. Shumë prej nesh mundohen edhe nga fakti nëse do të jemi këtu sezonin tjetër, por unë personalisht dua të përpiqem që të fitojmë këtë finale dhe të bëj më të mirën për të nderuar Juventusin edhe në pritje të sezonit të ardhshëm”.

Që në Torino nuk është një situatë e lehtë nuk diskutohet, por Adrien Rabio nuk e fsheh: “Situata ka qenë e komplikuar për shumë javë. Ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë të qetë, sepse do të luhet një finale të mërkurën.

Nuk është koha për të dalë nga binarët tani. Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, ndonëse këto situata mund të ndodhin në futboll. Është një grup i ri dhe i papërvojë. Pas një faze të parë sezoni fantastike diçka u shua mes nesh në të dytë, siç ndodhi dhe u konfirmuar edhe me Salernitanën në pjesën e parë të lojës. Por në të dytën ndërtuam shumë, por finalizuam fare pak. Ky është problemi ynë.

Nuk arrijmë të dërgojmë topin në rrjetë, edhe pse ndërtojmë shumë, ndonëse nuk është faji i sulmit, por i të gjithëve bashkë”. Lidhur me finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës, Adrien Rabio nuk niset i humbur: “Është një ndeshje teke.

Do ta luajmë, edhe nëse ata bëjnë mirë.

Personalisht preferoj të përballem me ekipe të forta dhe të kem një ekip me nivel në këtë finale që jemi kualifikuar. Jemi pak të zhgënjyer tani, por në të njëjtën kohe kemi mundësinë që t’i shtojmë eufori dhe një ndjesi pozitive sezonit tonë, në rast se fitojmë Kupën e Italisë. I detyrohemi vetes sonë dhe mbi të gjitha tifozëve të Juventusit”, përfundoi mesfushor francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat