Selimi, selektori i ri i Maqedonisë së Veriut U17

Futboll

Selimi, selektori i ri i Maqedonisë së Veriut U17

Nga: K.G. Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:09
Erhan Selimi

Kombëtarja e Maqedonisë e Veriut U17 me selektor të ri.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut vendosi për Erhan Selimin që të jetë në krye të Maqedonisë U17.

Ai është pasardhës Dashmir Bearit (ndërroi jetë para disa ditëve).

Selimi ka nisur punën menjëherë pas emërimit të tij, pasi kombëtarja e re e Maqedonisë është në pritje të dy ndeshjeve kontrolluese. 

Skuadra U17 aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolli ndaj ekipit përkatës.

“Për mua kjo është një sfidë e re dhe e madhe.

Është normale që është përgjegjësi e madhe të drejtosh kombëtaren e re të Maqedonisë deri në 17 vjeç. Jam gati të jap maksimumin dhe të justifikoj besimin.

Na presin dy ndeshje, në të cilat do të luajmë vetëm me lojtarë të kampionatit vendas dhe do të mundohemi të lëmë përshtypje të mira. Nuk kemi pasur shumë kohë për përgatitje më të gjata dhe më serioze, por besoj në paraqitje të mira”, thotë Erhan Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat