Garë brenda Real Madridit

Futboll

Garë brenda Real Madridit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:27
Reali i Madridit

Garë brenda Real Madridit!

Reali i Madridit tashmë synon finalen e Ligës së Kampioneve në “Uembli” më 1 qershor kundër Dortmundit, por fillimisht ata do të duhet të luajnë tri ndeshje në La Liga kundër Alaveshit, Vijarrealit dhe Betisit.

Kampionët e rinj të Spanjës kanë pak sfida përpara, të fitojë të tri ndeshjet për të arritur 99 pikët (shifra e dytë më e mirë në histori pas 100 pikëve të Madridit të Murinjos në vitin 2012) dhe të sigurojnë që Bellingam të fitojë trofeun e golashënuesit më të mirë.

Mesfushori anglez ka 18 gola në Ligë dhe është dy pas Dovbik dhe një pas Sorlot.

Por te Relai ka dhe një sfidë në familje, mes Bellingam 22 gola në 38 takime dhe Vincius Zhunior, 21 gola në 35 takime. Kush do të jetë më i miri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat