Gazetarët e pyesin se ku do të shkojë Mbappe, përgjigja e çuditshme e trajnerit të PSG-së

Futboll

Gazetarët e pyesin se ku do të shkojë Mbappe, përgjigja e çuditshme e trajnerit të PSG-së

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:45
Enrique e Mbappe

Pasi Mbappe tha publikisht se do të largohet nga PSG në fund të sezonit, gjithnjë e më shumë po flasin se kur do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.

Gazetarët vendosën të pyesin trajnerin e PSG-së, Luis Enrique për të ardhmen e Kylian Mbappe.

Ata morën një përgjigje shumë të çuditshme prej tij.

“Po bie shi sot, por është një ditë e bukur. Ka një erë tjetër në ajër.

Më pëlqejnë ditët me shi, sepse më kujtojnë Gijon-in tim. Mendoj se iu përgjigja në mënyrë perfekte pyetjes suaj”, tha Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat