Gati kontratën e re për Rabiotin

Futboll

Gati kontratën e re për Rabiotin

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:50
Adrien Rabiot

Juventusi ka filluar të planifikojë një kontratë të re për Adrien Rabiot pasi klubi nuk dëshiron që të përsëritet historia e vitit të kaluar.

Mesfushori ka rreth gjashtë javë të mbetura në kontratën e tij, duke qenë kështu e hapur mundësia që ai të largohet.

Ai ka vazhduar të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Massimiliano Allegrit, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Vitin e kaluar, Rabiot ishte vetëm disa ditë larg largimit nga Juventusi para se të rinovonte edhe për një sezon, me kontratë në vlerë rreth 7.5 milionë euro neto në sezon, duke e bërë atë si një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Drejtori sportiv i klubit nga Torino, Cristiano Giuntoli, po punon intensivisht për të ulur faturën e pagave.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi synon t’i ofrojë francezit një marrëveshje dy-vjeçare për të shpërndarë pagën e tij prej 7.5 milionë euro, pasi dëshira është për të mbajtur lojtarin, por edhe të lehtësojë faturën e pagave.

Tashmë thuhet janë hapur bisedimet me përfaqësuesit e 29-vjeçarit, por detajet do të nisin të diskutohen pas finales së Kupës së Italisë.

Adrien Rabiot ka premtuar se do të marrë një vendim para Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat