Giroud transferohet në Amerikë te Los Angeles FC

Futboll

Giroud transferohet në Amerikë te Los Angeles FC

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:06
Olivier Giroud

Olivier Giroud transferohet në Amerikë te Los Angeles FC!

Klubi amerikan ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e sulmuesit francez përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Sulmuesi Olivier Giroud do t’i bashkohet Los Angeles FC deri në vitin 2025, me opsionin e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2026”-bën me dije klubi amerikan.

Vetëm një ditë më parë francezi bëri me dije largimin nga Milan-i përmes një videoje të publikuar nga klubi italian në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat