Tre ndeshje për tre trofe në 8 ditë

Futboll

Tre ndeshje për tre trofe në 8 ditë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:09
Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon magjik, teksa në 50 ndeshjet që ka luajtur këtë edicion nuk ka pësuar asnjë humbje. Skuadra e Alonsos ka dhe 3 takime për të luajtur deri në mbylljen e edicionit dhe në lojës janë dhe 2 trofe.

Skuadra gjermane, do të marrë këtë fundjavë trofeun e titullit kampion. Edhe pse aspirinat I kanë fituar prej kohësh titullin kampion Bundesliga e jep trofeun në ndeshjen e fundit. Të shtunën në mesditë ne Bay Arena Leverkusen do të ngrejë lart trofeun e parë, pas sfidës me Augsburg.

Më pas, katër ditë më vonë, skuadra e Alonos do luajë finalen e Europa League, me qëllimin për të marrë trofeun e dytë radhazi. Në finalen e Europa League, Leverkusen do të ndeshet me Atalantën. Natyrisht një sfidë e vështirë për gjermanët, që do synojnë të ruajnë dhe pathyeshmërinë e tyre.

Në fund, finalja e Kupës së Gjermanisë do të luhet më datën 25 maj, ku Leverkusen do të ndeshet me skuadrën e ligës së dytë gjermane, Kaiserslautern.

Në harkun kohor të tetë ditëve “aspirinat” kanë mundësinë për të marrë 3 trofe, por në anën tjetër dhe të realizojnë një sezon të tërë pa asnjë humbje.

Do të ishte diçka unikale që do e përjetësonte Leverkusen në historinë e futbollit, pasi duket gati e pamundur që diçka e tillë të përsëritet sërish në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat