Vlerësimi për kapitenin e Shqipërisë U-21

Futboll

Vlerësimi për kapitenin e Shqipërisë U-21

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:33
Medon Berisha,

Një tjetër futbollist shqiptar “po lind” në Serinë A.

Kapiteni i Shqipërisë U-21, Medon Berisha, po merr më shumë hapësira te Lecce në fundin e këtij sezoni, me ndërrimin e trajnerit.

Në ndeshjen e Lecce kundër Udineze, Berisha hyri në lojë në minutën e 56.

Vlerësimi për të ka qenë pozitiv, vecanërisht nga “PianetaLecce”.

“Hyri mirë në fushën e blertë, e trajtonte topin me saktësi dhe shkëputej në mesfushë”, thuhet për Medon Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat