Kinezët në festë me ngjyrat e Interit, provokohet Milani

Futboll

Kinezët në festë me ngjyrat e Interit, provokohet Milani

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:44
Kinezët në festë me ngjyrat e Interit

Titulli kampion i In terit festohet edhe në Kinë. Në ndërtesat e larta të Shangait dhe qyteteve të tjera u shfaqën në orët e mbrëmjes imazhe të kampionëve të Italisë, video dhe fotot më të bukura të sezonit.

Nuk munguan gjithashtu as fotot e presidentit Stiven Zhang me dy yjet, por mbi të gjitha rezultatet e derbeve të fundit kundër Milanit si për të treguar dominimin e zikaltërve ndaj kuqezinjve në sezonet e fundit.

Imazhe që bënë xhiron e botës, por mbi të gjitha në mediat kineze. Sepse “Suning” në këtë mënyrë kërkon të reklamojë veten dhe skuadrën që menaxhon. Mirëpo nuk do të ndalet vetëm me kaq sepse do të shkojë përtej fotove. Kërkon që në fazën përgatitore të sjellë në Kinë ekipin dhe të zhvillojë aty miqësore.

Mbeten për t’u zyrtarizuar kundërshtarët, por me shumë mundësi do të jenë Atletiko e Madridit dhe PSG-ja. Stiven Zhang kërkon patjetër që ta ketë skuadrën e tij në verë për këto ndeshje, për të qenë më afër tifozëve që nga viti në vit po shtohen dhe tregu aziatik është shumë i rëndësishëm. Presidenti i zikaltërve është duke punuar prej kohësh për një plan të tillë dhe sigurisht që do ta vërë në zbatim. Sigurisht që mëkati më i madh është që nuk do të ketë të gjithë ekipin pasi një pjesë e rëndësishme do të jetë e impenjuar me Europianin dhe Kupën e Amerikës.

Zhang nuk i ka takuar lojtarët dhe drejtuesit që prej 1 viti, pavarësisht se ka qenë me ta në kontakt të vazhdueshëm telefonik. Ky udhëtim i klubit drejt Kinës do të shërbejë edhe për të takuar presidentin, që gjatë kësaj periudhe nuk ka udhëtuar drejt Italisë.

MILIONAT- Kjo javë është shumë e rëndësishme për skuadrën e Interit pasi skadon afati i borxhit të parë nga “Oaktree” dhe Zhang ka gjetur marrëveshjen me një tjetër font për të sjellë në arkat e klubit 450 milionë euro, një kredi që do të shërbejë për të pasur klubin në menaxhim. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet gjatë kësaj jave, ku Zhang dhe Interi mund të marrin frymë lirisht. Pasi të hidhen firmat dhe të kalojnë të gjitha çështjet proceduriale, pritet që të nisin rinovimet e futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat