Real Madridi merr vendimin përfundimtar për kroatin

Futboll

Real Madridi merr vendimin përfundimtar për kroatin

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:46
Luka Modriç

Real Madrid dhe Luka Modric do të ndajnë rrugët e tyre këtë verë, pas 12 vjetëve.

Sipas raportimeve të fundit nga kryeqyteti spanjoll, është klubi që dëshiron t’i japë fund bashkëpunimit me veteranin e mesfushës.

Pas një sezoni në të cilin Modric e pa rolin e tij të reduktuar, kryesisht duke luajtur si zëvendësues, shumë kishin dyshuar se mund të ishte ai që i jep fund bashkëpunimit, për të kërkuar një pozicion më të rëndësishëm te një ekip.

Megjithatë, sipas asaj që ka raportuar “Relevo”, Real Madridi ka vendosur që të mos i ofrojë kroatit kontratë të re.

Kontrata aktuale e ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur skadon më 30 qershor të këtij viti.

Te gjiganti spanjoll thuhet që besojnë se tani është kohë që lojtarët më të rinj të vazhdojnë zhvillimin e tyre.

Gjithashtu Modric është gjithashtu një prej atyre që paguhet më së larti dhe me ardhjen e Kylian Mbappes, ulja e faturës së pagave duket e rëndësishme, megjithëse ky nuk është faktori vendimtar.

Në anën tjetër, 38-vjeçari thuhet është i gatshëm të bëjë përpjekje për të ulur pagën e tij dhe për të qëndruar në klub, por vendimi pak a shumë besohet se është marrë tashmë.

Luka Modriç iu bashkua Real Madridit në vitin 2012 dhe i bëri vend emrit të tij në librat e historisë së klubit.

Produkti i klubit të Dinamo Zagrebit ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 86 asistime në 531 paraqitje në të gjitha garat deri tash.

Modric ka fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj kampioni të La Ligas, katër Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Evropiane, pesë Superkupa të Spanjës e dhe dy Kupa të Mbretit. Ai gjithashtu është fitues i “Topit të Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat