Serie A i kundërpërgjigjet Maldinit

Futboll

Serie A i kundërpërgjigjet Maldinit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:47
Maldini

Serie A ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të akuzave për censurë nga Paolo Maldini, pasi përplasja për intervistën e tij të përgjithshme po vazhdon

Më 9 maj, legjenda italiane foli për karrierën e tij si lojtar, kohën e tij si drejtor dhe largimin e papritur nga Milani në një intervistë të gjatë me gazetarin, Alessandro Alciato, në “Radio Serie A”, kanalin zyrtar radiofonik të futbollit italian.

Një ditë më vonë, Alciato la të kuptohet se ai ishte nën presion që të mos transmetonte intervistën, duke shprehur zhgënjimin e tij.

Të martën pasdite, Maldini lëshoi ​​një deklaratë përmes avokatit të tij, Danilo Buongiorno, duke u ankuar për censurë, dhe duke kërcënuar për veprime të mundshme ligjore si rezultat.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Lega Serie A i është përgjigjur Maldinit dhe avokatit të tij, duke i sfiduar akuzat për censurë, teksa shpjegoi se përse intervista ishte për pak kohë e padisponueshme në “YouTube”, përpara se të publikohej sërish.

Reagimi i plotë:

“Duke iu referuar një ‘censurimi’ të pretenduar të intervistës me Paolo Maldinin e transmetuar në ‘Radio Serie A me RDS’, Lega Serie A specifikon se lajmi i përhapur është i rremë pasi intervista e plotë është transmetuar dy herë në radio, më 9 maj dhe menjëherë drafti i plotë i të njëjtit iu dërgua të gjitha redaksive gazetareske për ta parë plotësisht.

As pretendimi se ka pasur presion për të mos transmetuar intervistën nuk përkon me të vërtetën, pasi është e lehtë të verifikohet pasi publikimi varet vetëm nga vetë Legia. Kjo intervistë, pasi u transmetua e plotë në radio dhe pasi u publikuan pjesët më domethënëse në rrjetet sociale zyrtare të Legias, u publikua sërish e plotë në kanalin e Serisë A në YouTube, ku qëndroi deri në pasdite.

Pas shumë komenteve negative, të drejtuara edhe për protagonistin e intervistës, Lega Serie A, në autonomi totale editoriale dhe në përputhje me një praktikë tipike në menaxhimin e kanaleve sociale dhe e adoptuar normalisht në të kaluarën për të kufizuar ndjenjat e ngjashme negative, e kishte vendosur intervistën e sipërpërmendur në modalitetin ‘të palistuar’.

Të premten në mëngjes, sapo polemikat u qetësuan, intervista ishte sërish e aksesueshme në kanalin zyrtar të Legias në YouTube, ku mund të shihet e plotë edhe sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat