Kur Millosh Driziq foli për Favzi Ramën dhe pas dy viteve u nokautua nga Sahit Kelmendi në Beograd  

Futboll

Kur Millosh Driziq foli për Favzi Ramën dhe pas dy viteve u nokautua nga Sahit Kelmendi në Beograd  

Nga: K.Goca Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:10
Favzi Rama

Është interesant historia e futbollit dhe prej lojtarëve me provokues që mbahet mend padyshim është Millosh Driziq. 

Në vitin 1986, më 9 mars, Driziq është paraqitur me numër 6-të në fanellën e Sutjeskës së Nikshiqit dhe pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Prishtina në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Pas ndeshjes Millosh Driziq e pat përmendur lojtarin e jashtëzakonshëm të Prishtinës, Favzi Ramën, i cili nga rreth 30 metra shënoi gol në minutën e 35-të për 1:1, gol që edhe sot mbahet mend nga gjenerata e vjetër e Prishtinës.   

“Ishim në rrugë të mirë ta fitojmë një pikë. 

Pas avantazhit pakëz u lëshuam dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. 

]Sepse golin të cilin e shënoi Rama, na befasoi të gjithëve dhe çdo gjë e mori tatëpjetën në taborin tonë. 

Fitorja e Prishtinës është e meritueshme, pati më shumë raste shënimi si dhe iniciativën në fushë”, kështu ka deklaruar Driziq me 9 mars të vitit 1986 për sportin e “Rilindjes”.

Pas dy viteve Driziq luante në radhët e Rad-it të Beogradit.

Më 20 mars të vitit 1988, Rad e mposhti Prishtinën me rezultat 1:0 por që Mensur Nexhipi e kishte humbur penalltinë në minutën e 4-të. 

Pas ndeshjes rrahje masive mes lojtarëve të Rad-it dhe të Prishtinës. 

Rrahjes masive i parapriu MIllosh Driziq i cili si kundërpërgjigje mori një nokaut nga Sahit Kemendi.

Në rrahje ishin përfshirë edhe Xhevdet Mueiqi e Abdyl Bellopoja.

Duhet theksuar se pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Sutjeskës (më 9 mars të vitit 1986, Prishtina renditej në vend të pestë me 21 pikë e nëntë me pak se lideri Partizani i Beogradit dhe Sutjeska ishte në të 10-tin me 18 sosh pas javës së 19-të në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

9 mars, 1986
Prishtina – Sutjeska 3:1

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar: S. Joviq (Kavadari), ndëhmës Bashiq (Maribor) e Sernec (Lubjana).,
Shënues: Rama (35'), F. Muriqi (52' - nga penalltia), Çirkpoviq (60') dhe Vukoviq (32'),
Kartona të verdhë: Xh. Muriqi, Rama - Kërstiq.
Lojtar i ndeshjes: Fadil Vokrri.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Xhevdet Muriqi 6, Shefqet Sinani 6 (Arbnor Morina), Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 6, Sahit Kelmendi 6, Fadil Vokrri 8 (Llukiq), Fadil Muriqi 6 dhe Miodrag Çirkoviq 7.
Sutjeska: Zhivanoviq 6 (Gilen), Marushiq 6, Gërboviq 6, Komadina 6, Kuzeleviq 7, Driziq 6, Vukoviq 6, Kërkiq 6, Bursaq 6, Medin 7  dhe Popoviq 6 (Bakraç).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat