Objektivat e Juventusit

Futboll

Objektivat e Juventusit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:18
Joshua Zirkze

Te Juventusi kanë nisur që të vihen në lëvizje për skuadrën e të ardhmes dhe natyrisht që drejtuesit e klubit janë të parët që duhet ta bëjnë këtë gjë.

Dhe padroni Xhon Elkan, pas rifinancimit prej 200 milionë eurosh, për të mbyllur humbjet e sezonit të kaluar, ka vendosur që klubit përveç buxhetit fillestar prej 70 milionësh për merkaton, ta rrisë këtë shpenzim de1ri në 100 milionë për dy objektivat që drejtori Kristiano Xhuntoli i ka jetikë për sezonin e ardhshëm.

Emrat nuk janë surprizë, por bëhet fjalë për Teun Kopmainersin e Atalantës, për të cilin duhen deri në 60 milionë dhe sulmuesin Joshua Zirkze, për të cilin Bolonja kërkon 40 milionë euro.

Këta të dy, të paktën sipas planit do të jenë 2 blerjet e para, qoftë edhe pa menduar për shitjet e klubit.

Xhuntoli kërkon që t’i mbyllë sa më shpejt këto afrime, në mënyrë që të nisë ndërtimin e ekipit dhe më pas të fusë para në arkë dhe të financojë merkaton tjetër me shitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat