Tottenham - Man City, publikohen formacionet

Futboll

Tottenham - Man City, publikohen formacionet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:27
Formacioni i Tottenhamit

Manchester City luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të luajë në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur, ndeshje kjo e mbetur nga java e 34-t në Premierligë.

Njëherit, kjo ndeshje do të jetë edhe e parafundit për të dy skuadrat.

Image

Formacioni i Cityt

Man City me një fitore eventuale do të merrte kryesimin në tabelë dhe do të bënte një hap të madh drejt titullit të kampionit.

“Qytetarët” kanë 85 pikë, vetëm një më pak se lideri, Arsenali.

Ndërsa, Tottenhami synon që me fitore të mbajë gjallë shpresat për pozitën e katërt.

Londinezët kanë 63 pikë dhe janë pesë pikë prapa Aston Villas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat