Lavdëron portierin

Futboll

Lavdëron portierin

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:13
Haaland e Ortega

Manchester City është një fitore larg titullit kampion në Angli, që do të ishte i gjashti në shtatë vitet e fundit për skuadrën e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll iu gëzua shumë suksesit 0-2 në Londër kundër Tottenhamit. Me tri pikët që u siguruan nëpërmjet dygolëshit të Erling Haaland në pjesën e dytë.

Por sidomos falë pritjeve fantastike të portierit Stefan Ortega.

Ndaj të cilit Guardiola nuk i kurseu elozhet në deklaratën pas ndeshjes.

“Na shpëtoi Ortega, përndryshe titullin do e fitonte Arsenali. Në duelet një kundër një, Ortega është një nga portierët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time“, u shpreh tekniku i Citizens.

Duke ia dedikuar gjithçka performancës magjike të 31-vjeçarit gjerman, i cili mban postin e “gardianit” të dytë pas brazilianit Ederson.

Manchester City mjafton të fitojë duelin e javës së fundit në shtëpi përballë West Hamit për të nisur festën e madhe.

Takimi ndaj londinezëve, i programuar për të dielën e 19 majit në “Etihad” (17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat