Flamurtari kërkon fillimisht "kokën" e Apolonisë dhe më pas Laçit

Futboll

Flamurtari kërkon fillimisht "kokën" e Apolonisë dhe më pas Laçit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:29
Flamurtari

Në Vlorë janë më të motivuar se kurrë për të tentuar ngjitjen në Superiore. Flamurtari ditën e sotme do të duelojë me Apoloninë në finalen e “Play-Off”, takim që do të startojë në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.

Skuadra e Eqerem Memushit do të kërkojë me doemos fitoren për të sfiduar Laçin, me krubinasit që renditen në zonën “Play-Out” të Superiores. Një mundësi e artë për të tentuar rikthimin në Supeirore, teksa kuqezinjtë i mungojnë elitës prej 4 vitesh.

Padiksutim se fitorja është rruga e vetme dhe për të ka shpërblim. Kështu për “kokën” e Apolonisë dhe Laçit janë vënë në dispozicion plot 200 milionë lekë të vjetër. 

Një premio e majme nga drejtuesit për të motivuar lojtarët dhe për të qenë mes më t ëmirëve në Superiore. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin 180-të minutat e ardhshme për vlonjatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat