Egnatia “frikëson” rivalët për titullin

Futboll

Egnatia “frikëson” rivalët për titullin

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:30
Egnatia

Egnatia siguroi trofeune dytë në historinë e klubuit, teksa fitoi 2 radhazi Kupën e Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme mposhtën 1-0 ekipin e Kukësit në “Air Albaniaa”, duke ngritur kështu lart një tjetër trofe.

Emocionet dhe spektakli nuk munguan dhe tashmë rrogozhinasit nuk kanë shumë kohë për të festuar. Të tjera finale mjaft të rëndësishme drejt një tjetër trofe i presin.

Në Rrogozhinë të gjithë njëzëri theksojnë se tashmë do të luftojnë derin në fund për titulin, pasi sipas tyre e meritojnë më shumë se kurrë.

Kështu rrogozhinasit të motivuar në maksimun nga fitimi i Kupës do të tentojnë sfidohen me Vllazninë ditën e dielë në orën 20:00 në “Air Albania.

Një duel që ekipi i Edlir Tetovës favorizohet edhe nga barazimii, pasi janë ekipi i renditur më mirë në Superiore. Tashmë në Shkodër e dinë mirë forcën e Egnatias dhe triumfi i rrogozhinasve në Kupë ‘frikëson’ rivalët për titullin, teksa do të jenë "all-in' për të shkruar historinë në futbollin shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat