Tebas ul entuziazmin: Nuk është e thënë se do të fitojnë

Futboll

Tebas ul entuziazmin: Nuk është e thënë se do të fitojnë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 12:02
Tebas

Tifozët e Realit të Madridit janë ndër më fatlumët. Skuadra e zemrës po i gëzon me trofe pafund. Pas titullit presin triumfin e 15-të në Champions League, për t’u bërë gati më pas për mikpritjen e veçantë ndaj Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i skuadrës së Carlo Ancelottit pas finales së madhe në “Ëembley” me Borussian e Dortmundit.

Një përforcim fantastik për Realin, por edhe kampionatin spanjoll. Javier Tebas, kreu i La Ligas, konfirmoi transferimin e sulmuesit francez në futbollin iberik, teksa u shpreh:

“Mbappe do të luajë me Realin e Madridit sezonin e ardhshëm. Kylian është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Por Reali ka edhe Vinicius apo Bellingham.

Do të formohet një skuadër e madhe, por kjo nuk garanton fitimin e kampionatit”, u shpreh Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat