​Formacionet e mundshme të Kupës së Italisë

Futboll

​Formacionet e mundshme të Kupës së Italisë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 12:42
Atalanta dhe Juventusi

Atalanta dhe Juventusi janë gati të luftojnë për triumfin në finalen e Kupës së Italisë këtë mbrëmje, një duel që mund të jetë “kërcimi” i fundit për të dy trajnerët.

Ndeshja mes Atalantas dhe Juventusit fillon në orën 21:00 dhe zhvillohet në “Stadio Olimpico” të Romës.

Atalanta ka qenë në formë të mirë nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit këtë sezon dhe po lufton në fronte të shumta, për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, si dhe duke u përgatitur për finalen e Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos.

Atalanta për nuk mund të llogarisë te të lënduarit Emil Holm dhe Sead Kolasinac ndërsa Gianluca Scamacca nuk është i gatshëm për shkak të pezullimit.

Juventusi ka qenë në formë të tmerrshme muajt e fundit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, duke arritur vetëm dy fitore në 15 ndeshjet e fundit radhazi në ligë, një ecuri që pothuajse me siguri e ka lëkundur pozitën e trajnerit italian përpara sezonit të ardhshëm.

Mattia De Sciglio nuk do të paraqitet për “Zonjën e Vjetër” me një dëmtim muskulor dhe Manuel Locatelli është i pezulluar, por pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit është në dispozicion.

Dy takimet e Serie A ndërmjet Atalantës dhe Juventusit përfunduan në barazim këtë sezon, duke përfunduar 0:0 në Bergamo dhe 2:2 në Torino, duke i lënë gjërat të pasigurta për finalen e Kupës së Italisë.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme.

Atalanta (3-4-2-1): Carnesecchi; Djimsiti, Hien, Scalvini; Zappacosta, de Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners, Pasalic; De Ketelaere.

Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; McKennie, Cambiaso, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Iling Junior; Vlahovic, Chiesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat