Luftëtari thirrje tifozëve para duelit me Besën

Futboll

Luftëtari thirrje tifozëve para duelit me Besën

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:07
Pamje nga atmosfera

Ditën e nesërme do të luhet një nga takimet më të rëndësishme të sezonit nga skuadra e Luftëtarit.

Gjirokastritët kanë shansin e fundit për rikthimin në Kategorinë e Parë, teksa do të sfidojnë Besën, duek ky që do të luhet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Për këtë takim klubi bluzi kërkon mbështetjen e tifozëve, të cilët janë lojtari i 12-të për ekipin.

Ndër të tjera klubi ka vendosur në dispozicion disa autobusa për tifozët, teksa nënvizojnë se ato nën 16-vjeç duhet të jenë të shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat