Keqardhja e Devollit

Futboll

Keqardhja e Devollit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:37
Bledar Devolli

Kukësi luajti mirë, luftoi fort në finalen e Kupës së Shqipërisë, por nuk arriti të evitonte humbjen ndaj Egnatias.

Me trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar që u nis drejt Rrogozhinës falë golit të Ndrecës.

Bledar Devolli, trajneri i skuadrës verilindore, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë, vlerësoi performancën e djemve të tij në stadiumin “Air Albania”.

46-vjeçari nga Gjirokastra theksoi se ndien keqardhje që skuadra e tij nuk e mbylli sezonin me trofe, sukses që e meritonte për atë që dha në fushën e lojës.

“Keqardhje për djemtë! E kishim merituar të vinim deri këtu, pasi kishim eliminuar ekipe me cilësi si Partizani e Tirana.

Nuk kam çfarë t’u them djemve, veçse bravo për punën që kanë bërë këto 3 muaj.

Jam i nderuar që kam punuar me ta. E nisëm ndeshjen pak me frikë, ndërsa në pjesën e dytë patëm shumë mundësi për të barazuar. E nuk dihej si do të shkonte, mund të flisnim ndryshe.

Besoj se pas këtij vitit të stresuar e meritonim një fund me gëzim, por ky është futbolli. Do të pranojmë verdiktet“, u shpreh trajneri i skuadrës kuksiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat