Nuk u arrit objektivi, Shkumbini i së ardhmes nis nga “viti zero”

Futboll

Nuk u arrit objektivi, Shkumbini i së ardhmes nis nga “viti zero”

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Në kampin e Shkumbinit nuk e kanë kapërdirë mirë mos arritjen e objektivave. Skuadra peqinase u mund nga AF Luftëtari në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Dytë dhe për rrjedhojë do të luajë në këtë kategori edhe sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ndërpresin marrëdhëniet me të gjithë lojtarët dhe stafin teknik.

"Duke marrë shkas nga mbyllja e sezonit futbollistik 2023-2024 për ekipin e Shkumbinit nga analiza e bërë për një pjesë të ndeshjes me Orikun dhe për ndeshjen e dytë përballë Luftëtarit ndeshje të vlefshme të Playoff u konstatua.

Ekipi shprehu një performancë të pjesshme pozitive në ndeshje e parë dhe aspak pozitive e të denjë në ndeshjen e dytë  playoff.

Në ndeshje e dytë Playoff u vu re lojtarë pa impenjim, larg respektimit dhe realizimit të detyrave tekniko taktike që trajneri Nica u ka kërkuar si dhe mungesë të theksuar harmonie dhe disipline.

Për sa më lart Presidenca e Klubit deklaron se menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin ndërpret mardhëniet me secilin anëtar të stafit si dhe me lojtarët e ekipit duke i falenderuar për atë që kanë dhënë në këtë sezon dhe ju uron suksese në rrugëtimin e secilit

Aplikimin e gjobës 1.5 pagë mujore për secilin prej tyre për mos realizim të objektivave të vëna dhe për mos impenjim aspak dinjitoz dhe profesionist në ndeshjet e fundit.

Drejtuesit e klubit shumë shpejt do të informojnë të gjithë dashamirësit e ekipit për zhvillimet e reja për sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit", reagon Shkumbini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat