Asani i përgjigjet trajnerit me një foto nga palestra!

Futboll

Asani i përgjigjet trajnerit me një foto nga palestra!

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:06
Asani

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka luajtur vetëm 8 minuta në këtë sezon me Guangju, në kampionatin e Koresë së Jugut. Kjo për shkak se trajneri Li Jung Ho është shprehur se ai ka shtuar shumë peshë. 

“Ai ka shtuar shumë peshë dhe s’është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Edhe nëse humbim 10 ndeshje radhazi, Asani përsëri nuk do të luajë me performancën që jep në stërvitje, për sa kohë që unë të jem ende trajner”, deklaroi ai.

Por kjo situatë ka shqetësuar jo pak trajnerin Silvinjo si dhe Shqipërinë në prag të “Euro 2024-ës”.

Ndërsa Jasir Asani ka vendosur ti përgjigjet Li Jung Ho për sa i përket peshës së tij.

Ai ka postuar një foto në “InstaStory” nga palestra dhe në sy bie forma e tij fizike. Një trup i palestruar dhe aspak i shëndoshë ashtu si trajneri e ka quajtur. Ndër të tjera, futbollisti e ka shoqëruar foton me imazhe duke qeshur, një përgjigje kjo për trajnerin e Guangju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat