Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024

Futboll

Konfirmohen datat për afatin e transferimeve të verës 2024

Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Premierliga ka konfirmuar datat e afatit kalimtar për afatet e ardhshme kalimtare të verës 2024 dhe dimrit 2025.

Afati kalimtar veror do të hapet të premten, më 14 qershor dhe do të mbyllet të premten në orën 23:00, më 30 gusht.

Ndërkohë, afati kalimtar i dimrit do të hapet të mërkurën, më 1 janar 2025 dhe do të mbyllet në orën 23:00, të hënën, më 3 shkurt 2025.

Për të siguruar harmonizimin me ligat kryesore në Evropë, datat e mbylljes u caktuan pas diskutimeve me EFL, DFL, Serie A, La Liga dhe LFP, të cilët të gjithë do të mbyllin afatet kalimtare verore dhe dimërore më 30 gusht dhe 3 shkurt respektivisht.

Me mbylljen e sezonit aktual, afati kalimtar i verës pritet të jetë shumë i zjarrtë, pasi shumë klube kanë shprehur interesim për t’u përforcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat