Alonso: Më besuan kur isha askushi

Futboll

Alonso: Më besuan kur isha askushi

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:38
Alonso

Bayer Leverkusen është në fundin e një sezoni që ende pa përfunduar mund të konsiderohet si i mrekullueshëm. “Aspirinat” fituan titullin e parë në histori duke zbritur nga froni Bayern Munich, teksa skuadra e Xabi Alonso deri më tani ka koleksionuar edhe 50 ndeshje pa humbje, ecuria më e gjatë në historinë e futbollit.

Por, ky sezon mund të bëhet edhe më shumë i paharrueshëm me Leverkusen që është në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe finalen e Europa League ndaj Atalantës. Në lidhje me kundërshtarët italianë, trajneri Xabi Alonso theksoi se bergamaskët kanë një ide të qartë mbi atë që shprehin në fushë.

“Mendoj se Atalanta është një skuadër unike në këtë moment, janë prej vitesh me një trajner dhe ka shumë lojtarë që prej vitesh janë aty. Kanë një ide shumë të qartë mbi futbollin që shprehin në fushë dhe janë zhvilluar gjatë këtyre sezoneve.

Ndoshta në këtë sezon janë në më të mirën e tyre, luajnë finalen e Kupës kundër Juventusit, janë kualifikuar në Champions dhe kanë objektivin për të fituar Europa League. ka shumë aspekte për t’u analizuar, studiuar dhe për të mësuar nga ata.

Do të jetë një përballje shumë interesante dhe në një finale nuk ka kundërshtarë të lehtë”.

Nga ana tjetër, Alonso që ishte i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, shpjegoi edhe arsyen se përse zgjodhi të qëndrojë me Bayer Leverkusen edhe për sezonin e ardhshëm.

“Jam i lumtur këtu, kam një skuadër shumë të mirë dhe klubi më mbështet, të gjithë më respektojnë shumë. Më dhanë mundësinë në një moment të vështirë, atëherë kur isha askushi si trajner.

Dua që këtë besim t’ua kthej, unë jam ende një trajner shumë i ri. Është vetëm viti i parë për mua”, u shpreh Alonso..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat