Lideri i Dardanëve me një mesazh për të gjithë

Futboll

Lideri i Dardanëve me një mesazh për të gjithë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:41
Dardanët

Ndeshjet e shtatorit po afrohen, kur fillon edicioni i ri në Ligën e Kombeve dhe te Kosova qysh tani kanë nisur përgatitjet.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha ka ardhur me një njoftim ku ka shkruar se synohet të bëhet një organizim dhe zgjerim i tifogrupit.

"Si lider i Dardanëve, njoftoj të gjithë dashamirët e Kombëtarës së Kosovës se jemi më të vendosur se kurrë që para ndeshjeve kualifikuese të shtatorit t’i bëjmë përgatitjet që na takojnë neve si tifozëri përkitazi me standardet më të larta.

Andaj njoftojmë për nismën e re që kemi menduar ta ndërmarrim. Ajo ka të bëjë me shtrirjen e përfaqësimit tonë edhe në shumë qytete tjera brenda vendit dhe po ashtu shumë edhe në mërgatë.
Për fillim, ato qytete në fjalë janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina.

Inkurajojmë njerëzit që kanë autoritet, respekt dhe peshë nga këto qytete që të shprehin interesim për të qenë përfaqësues lokalë të Dardanëve. Përfitimet do të ishin të shumta, përfshirë të qenët pjesë në shpërndarje të biletave për ndeshjet e kombëtares në këto qytete, për tifozët besnikë dhe të zjarrtë të këtyre ngjyrave.

Së bashku me kryesinë e Dardanëve në ditët në vijim do t’i komunikojmë edhe publikisht idetë tona të zgjerimit dhe organizimit të ri të tifogrupit.

Ndërkohë presim me plot bujari të na kontaktoni privatisht për të shprehë interesim paraprak. Jemi gati për t’u zgjeruar. Çdo njeri me vlerë është i vlefshëm. Ju presim!", ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat