Reali e kërkon zëvendësuesin e Kroosit te Liverpooli

Futboll

Reali e kërkon zëvendësuesin e Kroosit te Liverpooli

Më: 22 maj 2024 Në ora: 08:11
Liverpool

Gjatë ditës së djeshme, Toni Kroos njoftoi pensionimin nga futbolli me të përfunduar kampionati Evropian.

E tash, skuadra e tij, Real Madridi ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Në listën e madrilenëve është futbollisti i Liverpoolit, Alexis Mac Allister.

Siç raporton The Sun, raportet në Argjentinë kanë pohuar se kontaktet mes Liverpoolit dhe Madridit kanë filluar, por asnjë ofertë nuk është bërë deri tani.

Mac Allister iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar nga Brightoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat